Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi ka shpërndarë karta nafte për fermerët në Gjepalaj të Shijakut.
Sipas Ekonomit, deri më tani janë 20, 561 fermerë nga i gjithë vendin, që u bënë pjesë e kësaj skeme lehtësuese, nga të cilët deri më tani janë pajisur me karta 12% e tyre.
Fermerët pohojnë se kjo skemë ka ndikuar drepërdrejtë në uljen e kostos së prodhimeve bujqësore.
Me mbylljen e aplikimeve në portalin e-albania të fermerëve të regjistruar me NIPT, paralelisht me shpërndarjen e kartave, vijon shqyrtimi i dokumentacionit të vetëdeklaruar në e-albania.
Aplikimet u kryen nga fermerë të të gjitha qarqeve të vendit, por numri më i madh i tyre është në qarkun e Korcës, Fierit, Beratit, Elbasanit, Dibrës dhe Tiranës.
Tërheqja e kartës bëhet në cdo pikë të Agjencisë së Ekstensionit Bujqësor (AREB) në disa qarqe të vendit. Implementimi i kësaj skeme, krahas të tjerash ka ndikuar pozitivisht në formalizimin e fermerëve, nëpërmjet pajisjes me NIPT.