Kandidati për deputet i qarkut Durrës, Lefter Koka ka zhvilluar një takim me strukturat e rajonit nr.5, ku ka nënvizuar projektet e investimeve strategjike, që do të realizohen në Durrës gjatë mandatit të 3-të qeverisës të PS-së.
Gjatë fjalës së tij, Koka ka renditur disa nga diferencat e thella mes PS-së dhe kundërshtarëve të saj politikë, të cilat kandidati i cilëson “dy botë të ndara”.
“Një prej qyteteve më të bukur të Shqipërisë është kthyer në projekt investimesh strategjike.
Ne jemi alternativa e punës, ndryshe nga shembulli i rrëmujës. Ne jemi diferenca e madhe që ka midis qytetarisë dhe atyre që dhunojnë institucionet. Ne jemi ata që kanë kryefjalë shëndetin e njerëzve dhe jo ata që kanë qëllim infektimin e tyre.
Jemi dy botë të ndara!”,- shkruan ai ndër të tjera.
Edhe 19 ditë nga dita e madhe kur #PartiaSocialiste12 do të rikonfirmojë mandatin e tretë të qeverisjes. Me strukturat…
Posted by Lefter Koka on Tuesday, April 6, 2021





