Zëvendës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer gjatë ditës së sotme do të zhvillojë biseda online më liderët e politikës shqiptare.
Ambasada e SHBA në vendin tonë njofton përmes një postimi në Facebook se biseda e Palmer me Ramën, Bashën e Metën do të fokusohet tek zgjedhjet e 25 Prillit.
“Zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA Matthew Palmer do të zhvillojë sot një “vizitë virtuale” në Shqipëri. Ai do të takohet me Presidentin Meta, Kryeministrin Rama dhe Kryetarin e Partisë Demokratike Basha për të diskutuar mbi përparësitë e Shteteve të Bashkuara, përfshirë pritshmëritë për zgjedhjet e 25 prillit.
Zv. Ndihmës Sekretari Palmer do të takohet gjithashtu me kampionët e reformës në drejtësi. Ai do ta përfundojë vizitën e tij me një tryezë të rrumbullakët me gazetarë, të cilët kanë marrë pjesë në programet e shkëmbimit dhe trajnimit të SHBA”, shkruhet në postim.
Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA Matthew Palmer do të zhvillojë sot një “vizitë virtuale” në Shqipëri. Ai do…
Posted by U.S. Embassy-Tirana on Tuesday, April 6, 2021





