Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në Facebook për ndërprerjen e vlefshmërisë së pasaportave për Kombëtaren e futbollit, duke e cilësuar një vendim të paprecedentë dhe një hakmarrje primitive.

Sipas Kreut të Shtetit është absurde të pengohen të mbajnë pasaportë kuqezinjtë që e futën Shqipërinë në Europë dhe na bënë të gjithëve krenarë.

Meta shkruan se ky vendim i qeverisë ende në detyrë, do të përmbyset dhe nderimi për kuqezinjtë, që na çuan në Europë do të mbetet i pacënuar.

POSTIMI I PLOTË

Vendimi i pabesë për ndërprerjen e vlefshmërisë së pasaportave për Kombëtaren tonë të futbollit është i paprecedent dhe një hakmarrje primitive, për shkak të qëndrimeve kritike të disa futbollistëve për sportin.

Është absurde të pengohen të mbajnë pasaportë, kuqezinjtë, që e futën Shqipërinë në Europë dhe na bënë të gjithëve krenarë, ndërkohë që vazhdojnë ta mbajnë atë faqezinjtë, që na lanë jashtë Europës dhe që po na turpërojnë.

Jam i bindur se më 25 prill 2021, do të përfundojë koha e vendimeve autoritare, arrogante dhe përjashtuese.

Ky vendim i Qeverisë ende në detyrë do të përmbyset dhe nderimi për kuqezinjtë, që na çuan në Europë do të mbetet i pacenuar.

Vendimi i pabesë për ndërprerjen e vlefshmërisë së pasaportave për Kombëtaren tonë të futbollit është i paprecedent dhe…

Posted by Ilir Meta on Tuesday, April 6, 2021