Kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Alban Xhelili ka inspektuar punimet për përforcimin e strukturave të dy ndërtesave në zonën e Plazhit.
Teksa publikon disa foto ku shfaqet krah kryebashkiakes Emiriana Sako, Xhelili shkruan se po bëhet një punë e jashtëzakonshme që këto struktura të forcohen.
Sipas tij, pavarësisht dëmeve që ka shkaktuar tërmeti në Durrës, Partia Socialiste ka ditur të jetë pranë çdo familjeje të prekur.
“Për të inspektuar punimet për përforcimin e strukturave të 2 ndërtesave në zonën e Plazhit. Po bëhet një punë e jashtëzakonshme që këto struktura të forcohen. Pavarësisht dëmeve të mëdha që shkaktuan tërmetet e 21 shtatorit dhe 26 nëntorit ne treguam që dijmë të jemi pranë çdo personi të prekur dhe çdo familjeje. Në rastin konkret, investimi i jetës nuk shkoi dëm, falë përkrahjes së jashtëzakonshme të Kryeministrit Edi Rama. Shumë është bërë, akoma më shumë do të bëhet me ekipin e Partisë Socialiste, super energjik dhe të palodhur.”
Për të inspektuar punimet për përforcimin e strukturave të 2 ndërtesave në zonën e Plazhit. Po bëhet një punë e…
Posted by Alban Xhelili on Monday, April 5, 2021