Kandidati për deputet për qarkun Durrës, Jurgis Çyrbja ka zhvilluar një takim me gratë e Sukthit. Ai u bëri apel grave të votojnë PS, pasi kryeministri Rama ka treguar se u jep grave vëmendjen e duhur.

Gjatë fjalës së tij, kandidati që synon mandatin e dytë parlamentar nën siglën e PS-së ka vënë theksin në projektet për zhvillimin e mëtejshëm të kësaj njësie administrative.

“Në takimin me gratë dhe vajzat e njësisë administrative Sukth, bashkëbiseduam mbi rolin e rëndëshëm e tyre në familjen e madhe socialiste si dhe projektet aktuale për zhvillimin e mëtejshëm të kësaj zone. Në 25 prill Shqipëria do të votojë PS12 për Rindërtimin jo për Rishkatërrimin; për forcimin e Ligjshmërisë e rritjen e Ekonomisë, jo për rikthimin e Paligjshmërisë e të Çorodisë!”,- shkruan Çyrbja.