Autoritetet italiane kanë shtyrë deri më 30 prill, afatin e mbajtjes në fuqi të masave për hyrjet nga jashtë, që u aplikuan për ditët e Pashkës.

Jo vetëm personat që hyjnë në Italia nga vendet që nuk janë pjesë e Bashkimit Europian por edhe nga shtetet e unionit do të duhet të qëndrojnë në karantinë 5 ditore dhe do të bëjnë dy tamponë një në hyrje dhe tjetri në përfundim të karantinës.

Nga e marta, Italia nuk do të jetë më zonë e kuqe siç ishte nga 2 prilli por do të rikthehet me sistemin e mëparshëm. Infektimet ditore vazhdojnë të jenë në nivele të larta në mbi 18 mijë raste.