Përgjigjuni njëherë kërkesës zoti Balla. Ju opozitën nuk e njihni, protestuesit nuk i njihni, ju s’keni asnjë konflikt. Ju protestuesit nuk i njihni, njëri thoni është agjent iranian, tjetri është agjent i Greqisë, kë njihni ju zoti Balla përveç Partisë Socialiste dhe grupit tuaj parlamentar?
Taulant Balla: Atëherë edhe po ta ripërsëris. Partinë e Sali Berishës nuk e pranoj për përfaqësuese. Ndërkohë që, sapo nga protestuesit, meqë e doni kështu, të mbërrijë në Kuvendin e Shqipërisë një kërkesë me shkrim, do t’i kthej përgjigje dhe atyre.
Gazetar: Po mblidhen firma për referendum, do ta pranoni ju? Zoti Balla, po një përgjigje për vajzën e zotit Tahir Sinani keni, ka bërë një status?
Taulant Balla: Patjetër, do ta jap përgjigjen dhe për atë. Por për këtë çështje, besoj shumë që do ta qartësojë sot organizata e veteranëve të luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe do të jap një përgjigje.
Gazetar: Zoti Balla, në lidhje me kërkesat e protestuesve dhe mocionin e kërkuar nga Partia Demokratike. Partia Demokratike në mocionin e saj, të paktën në atë që kemi lexuar ne, nuk pretendon në asnjë moment që është përfaqësuese e protestave, por është e pamohueshme fakti që në Tiranë dhe në Shqipëri po ndodh një protestë, po ndodh një ngjarje. Dhe opozita parlamentare e ka jo vetëm të drejtë por mbase dhe detyrën e saj, të ngrejë shqetësimet e qytetarëve në Parlament. Pse nuk e shikoni në këtë këndvështrim, pasi nuk e di nëse aty janë paraqitur si përfaqësues të protestës ose jo.
Taulant Balla: Edhe njëherë po jua them, që mënyra sesi ishte formuluar kërkesa ishte që partia e Sali Berishës vinte në Kuvend për të kërkuar në emër të protestuesve 1, 2, 3, 4, 5. Dhe unë jam aq serioz në vlerësimin e kërkesave, jo për shkak të partisë së Saliut, por jam serioz për ata që janë në shesh dhe i mora me radhë. Tha në emër të protestuesve, partia e Sali Berishës, tha që duam rrëzimin e qeverisë, pra duam dorëheqjen e qeverisë. Ishte pika e parë. Në fund të komunikimit tuaj do t’ju jap të gjitha kopjet për korrektesë të komunikimit publik. Dhe i kam thënë, ju keni marrë përsipër të sillni në Kuvend kërkesën e protestuesve sipas jush, që ju paskan mandatuar ju, që të kërkoni dorëheqjen e qeverisë. Nuk kërkohet me mocion me debat. Kërkohet me mocion, dhe merrni procedurën parlamentare, kërkohet me mocion mosbesimi. Mblidhni 1/5, i bie 28 deputetë, i kanë 28, i bëjnë, deri këtu shkojnë në fakt, te 28-a e kapin se më thellë se kaq nuk shkojnë dot.
28 firma mblidhini, sillni kërkesën për mocion mosbesimi. E dini që me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 kur kërkon mocion mosbesimi duhet të sjellësh edhe kandidatin për kryeministër. Po flasim për Kushtetutën e vendit dhe për Rregulloren e Kuvendit. Dhe kishte kërkesë për, tha ne partia e Saliut vijmë këtu në Kuvendin e Shqipërisë, në emër të protestuesve kërkojmë dorëheqjen e qeverisë. Bujrum i thashë, instrumentin e keni, Kushtetutën e keni, mblidhini 28 firma, vini dhe kandidatin, po keni këllqe dhe hajde ta marrim në shqyrtim. Por nuk mund të ngatërrosh, të shkosh te një mocion me debat, kërkosh dorëheqjen e qeverisë, ky është një nen tjetër i rregullores. Dhe në atë nen që nuk është herezi të diskutojmë. Kemi kaq vite në pushtet, kjo opozitë kurrë nuk ka ardhur ndonjëherë me mocion mosbesimi. Të vijë.





