Kryeministri Edi Rama vazhdon krahasimet mes takimeve elektorale të kryedemokratit Lulzim Basha dhe pamjeve nga fushata e vaksinimit në qytete të ndryshme.

Kreu i qeverisë shkruan në Facebook se më 25 prill Shqipëria do të votojë për vaksinimin, jo për infektimin.

“Në 25 prill Shqipëria do të votojë për Vaksinimin, jo për Infektimin; për Rindërtimin jo për Rishkatërrimin; për forcimin e Ligjshmërisë e rritjen e Ekonomisë, jo për rikthimin e Paligjshmërisë e të Çorodisë! *Qendra e Vaksinimit Pogradec dhe epiqendra e Infektimit Malësi e Madhe.”

Në 25 prill Shqipëria do të votojë për Vaksinimin, jo për Infektimin; për Rindërtimin jo për Rishkatërrimin; për…

Posted by Edi Rama on Monday, April 5, 2021