Disa nga kandidatët për deputetë të PS në qarkun Durrës janë ndalur sot në Spitallë, ku kanë zhvilluar një takim elektoral.

Kandidati Alban Xhelili shkruan në rrjete sociale se Spitalla ka marrë një “vëmëndje të veçantë me projektet shumë ambicioze si EcoPark dhe Porti i ri tregëtar dhe do të kthehet në një qëndër të rëndësishme të aktivitetit të qytetit, duke dhënë alternativa të shumta punësimi dhe angazhimi për të gjithë banorët e zones”.

Nga ana tjetër, ndërsa liston mbështetjen për biznesin e vogël, mbështetjen e fermerëve etj, Xhelili thekson se “janë pikërisht këto arsye pse Spitalla do të jetë padyshim një nga qëndrat që do të udhëheqë fitoren e Partisë Socialiste në Durrës!”

Me banorë të zonës së Spitallës, dhe kandidatët për deputet në listën e Partisë Socialiste Durrës. Spitalla si zonë që…

Posted by Alban Xhelili on Sunday, April 4, 2021