Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka uruar besimtarët e krishterë për Pashkët me anë të një mesazhi në Facebook.
Kryemadhi thekson se këto janë Pashkët e Ringjalljes dhe të çlirimit nga e keqja.
Urimi i Kryemadhit:
Gëzuar Pashkët dhe me lutjen për të ardhmen me zemër të mirë e të mbushur me gëzim për çdo shqiptar.
Këto Pashkë që po kalojmë janë Pashkët e Ringjalljes dhe të çlirimit nga e keqja, që donte të pushtonte nëpërmjet kësaj situate pandemie dhe varfërie por që me ndihmën e Zotit, asnjëherë nuk do të fitojë.
Për shumë vjet gëzuar! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!
Gëzuar Pashkët dhe me lutjen për të ardhmen me zemër të mirë e të mbushur me gëzim për çdo shqiptar. Këto Pashkë që po…
Posted by Monika Kryemadhi on Sunday, April 4, 2021





