Ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim ka reaguar për debatin e zhvilluar në KAS lidhur me ngjashmërinë e logos mes PD-së dhe BD-së si edhe për vendimin për të ndryshuar fletën e votimit nga me emra sikundër u miratua nga KQZ, në me numra, kërkesë kjo e PS.

Në një postim në Twitter, Kim shprehet se autoritetet duhet të sigurojnë kushte të barabarta, pasi çdo gjë më pak do të ishte hap prapa për demokracinë.

“Kujtesë: Është absolutisht e rëndësishme për autoritetet të sigurojnë që rregullat dhe kushtet e zgjedhjeve janë, në fakt dhe nga perceptimi, të drejta, në kohë dhe transparente. Çdo gjë më pak do të ishte në dëm të votuesve dhe një hap prapa për demokracinë”-shkruan ambasadorja.