Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka vizituar një familje me dy të moshuar në Tiranë, që kanë kaluar COVID-in. Ata u shprehën se Covid-in e kanë përballuar në shtëpinë e tyre dhe të gjitha shpenzimet i kanë mbuluar vet.
Basha përsëriti zotim e Partisë Demokratike që parashikon mbështetjen financiare për të gjithë ata persona që virusin e rëndë e kanë mbuluar me shpenzimet veta.
PJESË NGA BASHKËBISEDIMI
Lulzim Basha: Si jeni me shëndet?
Qytetari: Mirë.
Lulzim Basha: Me Covid-in?
Qytetari: E kemi kaluar të dy.
Lulzim Basha: Në shtëpi?
Qytetari: Po, në shtëpi.
Qytetarja: Tani kemi disa pasoja.
Qytetari: Zonja e pati më të rëndë, me oksigjen.
Lulzim Basha: Shpenzimet?
Qytetarja: Të gjitha vetë.
Lulzim Basha: Të gjitha shpenzimet nga xhepi besoj?
Qytetari: Të gjitha nga xhepi. Ata që kanë pasur 5 lekë, por prapë se prapë nuk i kanë më. Dhe mjerë ata që janë zhytur deri në fyt në borxh.
Lulzim Basha: Për këto ne po hartojmë një plan që të gjitha familjet që kanë pasur të sëmurë në shtëpinë e tyre, siç keni qenë ju të dy, nga qeverisja e ardhshme të kenë një mbështetje financiare. Se praktikisht në shumicën dërrmuese të rasteve janë fshirë të ardhurat. Se ju e dini kurimi i një personi shkon sa rroga vjetore e një familje normale. Familja vuan dhe emigrimin e fëmijëve. Duke i shpjeguar Bashës mundin që kanë patur me sigurimin e vizave për të lëvizur në Europë, ata e falënderuan për kontributin e tij për heqjen e tyre. Basha tha se sfida e radhës është bërja realitet e votës së emigrantëve, që është edhe një nga prioritetet e qeverisë së ardhshme. Sipas tij, kjo gjë u mundëson atyre të kontribuojnë në vendin e tyre.
Qytetarja: Fëmijët i kemi në emigracion.
Lulzim Basha: Sa fëmijë keni?
Qytetarja: Kemi dy vajza. Një e kemi në Paris, njëri në Londër profesioniste secila në fushën e vet. Njëra është soprano tjetra është… domethënë ka mbaruar për inteligjencë ekonomike dhe është senior menaxher në një kompani amerikane.
Qytetari: E madhja është larguar në 99, shkoj në Eksprovonc edhe ishim të fundit. Kemi heq siklet i madh ajo puna e vizave. Domethënë njerëzit nuk e vlerësojnë por është një fitore e jashtëzakonshme. Kujtohet i bëmë dosjet të dy nga kaq ne. Na i mori të gjithë atë lodhje që kishim heq e mori e hodhi aty dhe na e aprovuan na e dhanë vizën me fjalë e ke parasysh nuk po flas vetëm për punë shpenzimi që duhet bërë. Nuk e fus fare atë se shyqyr në punë ishim të dy. Shiko vizat kanë qenë një stres i madh. Morëm vizat, shkuam atje edhe pastaj kemi shkuar edhe pa viza më vonë që shkuan në Angli më pas. Tjetër gjë komplet edhe pas kësaj radhe nuk kemi dal më.





