Të të gjitha partitë politike, edhe Bindja Demokratike ka nisur fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.
Selinë e degës së Durrësit e kanë vizituar sot të rinj përfaqësues të shkollave të mesme të qytetit bregdetar. Në një postim në rrjete sociale, BD Durrës njofton se të rinjtë “mësuan më shumë mbi programin tonë, mbi vizionin e propozuar për të rinjtë, në lidhje me arsimin, mundësitë për të ardhmen, përfaqësimin e tyre dhe projekte potenciale të cilat do të zgjidhnin shumë ngërçe që ata hasin në jetën e përditshme”.
Më tej në postim, BD Durrës shkruan se të rinjtë durrsakë, por edhe ata shqiptarë po kërkojnë ndryshimin dhe prandaj ndryshimi do të vijë nga vetë ata.
“Rinia Durrsake në veçanti dhe ajo Shqiptare në përgjithësi, dëshmojnë se janë të etur për një ndryshim që i bën një zë që dëgjohet! Ndryshimi vjen nga vetë ata, vota e tyre, vota juaj, familjarëve që mbështesin, miqve, mësuesve dhe kushdo që beson te energjia e rinisë!”,- shkruan BD Durrës.
TË RINJ PËRFAQËSUES TË SHKOLLAVE TË MESME TË DURRËSIT VIZITUAN SOT ZYRAT E BINDJES DEMOKRATIKE TË QYTETIT Ata mësuan më…
Posted by Bindja Demokratike Durrës on Friday, April 2, 2021





