Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka lënë në fuqi masën e sigurisë për ish-prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi.
Karriqi u arrestua pak javë më parë në Kavajë, pasi akuzohej për korrupsion. Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa ishte vetë prokurori që kërkoi ndryshim mase për arsye shëndetësore.
Prokurori i Kukësit akuzohej për marrje ryshfeti për lehtësim mase.





