Itali 22 Maj 2014 – Muharrem Gercaliu, 58 vjec banor i qytezës së Sunos në Provincën e Novarrës u arrestua nga karabinieria. Mustafai ishte usta shumë i mirë dhe në mënyrë atizanale modifikonte pushkë e pistoleta me ajër të ngjeshur duke i kthyer në armë luftarake.

Gjatë kontrollit të banesës së tij , karabinierët gjetën 1 pistoletë dhe 3 pushkë të modifikuara nga Usta Muharremi. Ai përfundoi në burg, ndërsa vazhdojnë hetimet për të zbuluar përse përdoreshin këto armë të modifikuara dhe në duart e kujt kanë përfunduar armë të tjera të modifikuara nga Usta Muharremi.