Pas aktorit të mirënjohur Robert Ndrenika, pjesë e spoteve elektorale të Partisë Socialiste është bërë Tinka Kurti.

Në videon e publikuar në rrjete sociale nga kryeminstri, aktorja thotë se në kohë të vështira Shqipërisë i duhet Edi Rama.

“Kur lumenjtë dalin nga shtrati, kur sëmundja kërcënon jetën tonë. Kur përballemi me kohë më të vështira, Shqipërisë i duhet Edi Rama, ai nuk ndalet kurrë. Ai lufton për ne dhe punon për Shqipërinë si askush tjetër”, -shprehet Kurti në spotin elektoral.