Kryeministri Edi Rama ka sulmuar kryedemokratin Lulzim Basha për takimin elektoral në Fier ku u prit nga njerëz të shumtë.
Rama shkruan në Facebook se PS dhe PD janë dy botë të ndryshme, ku sipas tij, qeveria shpëton jetët e qytetarëve të infektuar me COVID, ndërsa demokratët grumbullojnë njerëzit në takime elektorale.
“DY BOTË – Njëra lufton për të shpëtuar jetën e të gjithëve pa dallim, tjetra bën përsheshe me virus për politikë pa din e as iman…
*Vazhdon vaksinimi masiv në gjithë Shqipërinë. Vazhdon paralelisht edhe infektimi masiv, për vete hipur mbi makinë, nën këmbë ta hajë kush ta hajë.”, shkruan kreu i qeverisë.
DY BOTË – Njëra lufton për të shpëtuar jetën e të gjithëve pa dallim, tjetra bën përsheshe me virus për politikë pa din…
Posted by Edi Rama on Tuesday, March 30, 2021





