“Sot porti është anemik, tregues i gropës ekonomike ku qeveria ka zhytur Durrësin dhe vendin. Është pre e konçensioneve korruptive dhe projekteve grabitqare”.
Kështu është shprehur kandidati për deputet Oerd Bylykbashi në një takim elektoral me qytetarë të Durrësit.
Ndërsa nënvizon vështirësitë që po kalon sektori i transportiit dhe ironizon me hekurudhat me animacion 3D, Bylykbashi e mbyll postimin e tij me shprehjen: “Më 25 prill ndryshimi mbërrin në port.”
Postimi i plotë:
Durrësi është porta e madhe e Shqipërisë. Është nyja kryesore e transportit të të gjithë shqiptarëve. Është një ekonomi e tërë e cila gjallon rreth saj. Porti i Durrësit është jo thjesht një simbol 2700 vjeçar me të cilin identifikohet qyteti, por edhe kërthiza që lidh Shqipërinë me historinë dhe të ardhmen. Sot porti është anemik, tregues i gropës ekonomike ku qeveria ka zhytur Durrësin dhe vendin. Është pre e konçensioneve korruptive dhe projekteve grabitqare. Hekurudha është një animacion 3D. Transporti rrugor vuan koston e lartë të karburantit dhe taksat e larta. Programi i PD do të çlirojë energjitë e këtij sektori. Më 25 prill ndryshimi mbërrin në port.
Durrësi është porta e madhe e Shqipërisë. Është nyja kryesore e transportit të të gjithë shqiptarëve. Është një…
Posted by Oerd Bylykbashi on Monday, March 29, 2021





