“Një vijë e mprehtë në det të hapur, si një çarje. Dhe një mur dallgësh deri në tre metra i lartë”. Këto janë efektet e dukshme të tërmetit që ndodhi në Detin Adriatik pasditen e së shtunës.
Pas tërmetit me magnitudë 5.6, deti Adriatik u godit nga një valë e fortë sizmike, me rreth 40 lëkundje me madhësi të ndryshme (nga 2.1 në 4.1 Rihter). Imazhet e publlikuara nga mediat italiane u morën në bordin e një helikopteri, që udhëtonte nga Alidaunia për në ishujt Tremiti.
Por pas një tronditje prej 5.6 a është logjike të mendosh për një rrezik tsunami?
“Zakonisht, duke filluar nga një tërmet me intensitet 6 ose 6.5 ne zakonisht flasim për një rrezik tsunami: por ne folëm me Cat (Qendra e Paralajmërimit të Tsunamit) të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe nuk kishte një rrezik të tillë”, shkruan Corriere della Sera.
Por historia na mëson se diçka ka ndodhur tashmë. “Në përgjithësi, Deti Adriatik është në rrezik nga një cunami: në kuptimin që asgjë nuk mund të përjashtohet. Tsunami i fundit në Adriatik, për shembull, ndodhi në 1970, me qytetin kroat të Vela Luca të përmbytur plotësisht.”





