Këshilli Bashkiak Durrës do të mblidhet mesditën e së mërkurës për të diskutuar dhe miratuar 6 pika të rendit të ditës.

Në projektvendimet e mbledhjes së radhës bie në sy investimi që do të realizojë bashkia në disa rrugë, rindërtimin e tombinove për të parandaluar përmbytjet në Katund të ri, apo për vendosjen e ndriçimit në akse rrugore.

“MIRATIMIN E FONDIT TOTAL PREJ 39’857’100 LEKË PËR RIKONSTRUKSIONIN E RRUGËS ”AZEMHAJDARI”, FSHATI XHAFZOTAJ, NJËSIA ADMINISTRATIVE RRASHBULL, RINDËRTIMIN E KALIMEVE(TOMBINO) TË PRISHURA NGA PËRMBYTJET, NË NJËSINË ADMINISTRATIVE KATUNDI I RI, RINDËRTIMINE KALIMEVEQË DO TË PRISHEN NË KANALIN E UJRAVE TË LARTA DHE NDRIÇIMI I RRUGËS ”KRISTO SOTIRI”, NË NJËSINË ADMINISTRATIVE NR 4. BASHKIA DURRËS

MIRATIMIN E FONDITPREJ 30 438583 LEKË ME TVSH PËR PËRFORCIMIN E TERRENIT NGA RRËSHQITJA NË ZONAT E NJËSIVE ADMINISTRATIVE NR. 2, NR. 4, RRASHBULL DHE ISHËM”- shkruhet në pikën e parë dhe të dytë të rendit të ditës.

Njëkohësisht nuk mungojnë edhe pikat e rendit të ditës që lidhen me familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

“PER MIRATIMIN E LISTËS SË PARË PARAPRAKE TË 60 FAMILJEVE, QË KANË HUMBUR SHTËPITË INDIVIDUALE SI PASOJË E SHEMBJES DHE DO TË PËRFITOJNË NGA PROGRAMI I ZHVILLIMIT TË ZONAVE TË REJA

PËR MIRATIMIN E LISTËS SË TRETË TË 76 SUBJEKTEVE PËRFITUESE TË CILËT DO TË PËRFITOJNË MASËN E GRANTIT TË RINDËRTIMIT TË BANESAVE INDIVIDUALE TË DËMTUARA NGA TËRMETI I DATËS 26 NËNTOR 2019, SIPAS PROJEKTIT MODEL”,- shkruhet në pikat 3 dhe 6 të rendit të ditës.