Data 29 mars, është quajtur ditë zie kombëtare në nder të deputetit socialist dhe ish-kryeministrit Bashkim Fino, i cili humbi jetën nga koronavirusi. Lajmi i hidhur ka prekur politikën dhe opinionin publik në vend. Në nder të politikanit, në amientet e Pallatit të Kongreseve kanë nisur homazhe të cilat janë organizuar nga Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë.

Homazhet nisën rreth orës 12:00, për të vijuar deri në 16:00.

Mes personazheve politike që mbërritën të parët në Pallatin e Kongreseve, ishte kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, dhe zëvendëskryeministri Erion Braçe. Fill pas tyre, rreth orës 12:24, homazheve iu bashkua dhe presidenti Ilir Meta, i shoqëruar nga Edmond Panariti. Ndërkohë në orën 13:30, homazheve iu bashkua dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Aurela Basha. Po ashtu, është parashikuar që në mesditë të vijë edhe kryeministri Edi Rama.

Pas homazheve, Fino do të përcillet sot për në orën 16:00 në varrezat e Sharrës.

NJOFTIMI I KUVENDIT

Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë njofton më hidhërim të thellë se sot në orët e para të mëngjesit u nda nga jeta deputeti Bashkim Fino.

Kryesia e Kuvendit i shpreh ngushëllimet familjes dhe të afërmve dhe njofton se në nderim të deputetit Bashkim Fino, sot, më 29 mars, nga ora 12:00-16:00, do të organizohen homazhe në Pallatin e Kongreseve. Përcjellja bëhet në orën 16:00.