Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit dhe deputetit Bashkim Fino.

Në një postim në rrjete sociale, prezenca e OSBE shkruan se kontributi aktiv i Finos do t’i mungojë jetës politike në Shqipëri.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri shpreh keqardhjen për vdekjen e Z. Bashkim Fino, Kryeministër i Shqipërisë në kohën e vendosjes së Prezencës sonë në vend. Ngushëllimet tona të sinqerta shkojnë për familjen, miqtë dhe kolegët e Z. Fino. Burrështetësia dhe kontributi aktiv i Z. Fino në jetën politike në Shqipëri do të mungojë. PREHU NE PAQE” shkruhet në postim.