Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan në Facebook se humbja e parakohshme e Bashkim Finos është e pakompesueshme.
Ish-lideri historik i PD e konsideron Finon një zë të moderuar në grupin e Partisë Socialiste.
“Mesazh ngushellimi per Bashkim Finon!
Miq, Covid 19 e ndau nga jeta para kohe Bashkim Finon, njërin prej personaliteteve më të spikatura të Partisë Socialiste dhe qeverisjes se vendit.
Gjate këtyre 30 viteve në politike, Bashkimi ka mbajtur detyra te rëndësishme nga kryetar bashkie i qytetit te tij te lindjes Gjirokastres deri ne kryeminister i qeverise se pajtimit kombetar ne vitin 1997, e cila kishte si detyre me kryesore pergatitjen e zgjedhjeve te parakohshme, detyre te cilen ne vleresimin tim ai e permbushi ne fryme bashkepunimi dhe me pergjegjesi.
Pas atyre zgjedhjeve deri sot ai si deputet i PS dhe qeveritar i saj ka kryer detyra te rendesishme duke qendruar nje ze i moderuar ne grupin drejtues ekstremist te PS.
Duke shprehur ngushellimet e mia me te ndjera familjes Fino per humbjen e pakompensueshme, une i lutem Zotit qe shpirti i Bashkimit te saj te dashur te gjeje paqen e merituar. Amin. sb”, shkruan Berisha.





