Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të deputetit socialist Bashkim Fino si pasojë e Covid-19.

Në një postim në Facebook, Kryemadhi e cilëson Finon një socialist të vërtetë që ishte kundër çdo konflikti absurd dhe kishte lindur për të qenë kryeministri i pajtimit.

“Me hidhërim të madh mësova lajmin se u nda nga jeta një njeri i mirë, një socialist i vërtetë. Njeriu që ishte kundër çdo konflikti absurd, i lindur për të qenë kryeministri i pajtimit. U prehsh në paqe Bashkim.”