Kryeministri Edi Rama ka vizituar këtë të hënë familjen e 33-vjeçarit Arjan Sala që humbi jetën mes flakëve në magazinën e qendrës tregtare “Casa Italia”.
Vizita ngushëlluese vjen dy ditë pasi Rama kërkoi që i riu të shpallet “Dëshmor i Atdheut”.
Sala dha jetën për të shpëtuar punonjësit e tjerë duke u futur mes flakëve për të kontrolluar nëse kishte të tjerë të bllokuar brenda ambientit që u përfshi nga zjarri.
Trupi i pajetë i 33-vjeçarit u nxor pas rreth 60 orësh kërkime, mëngjesin e së shtunës.





