Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë ka njoftuar se do të zhvillohen homazhe në Pallatin e Kongreseve, në nderim të deputetit socialist, Bashkim Fino i cili u nda nga jeta për shkak të Covid-19.

Mësohet se homazhet do të mbahen sot nga ora 11:00 deri në 16:00, ndërsa përcjellja bëhet në orën 16:00 për në varrezat e Sharrës.

“Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë njofton më hidhërim të thellë se sot në orët e para të mëngjesit u nda nga jeta deputeti Bashkim Fino. Kryesia e Kuvendit i shpreh ngushëllimet familjes dhe të afërmve dhe njofton se në nderim të deputetit Bashkim Fino, sot, më 29 mars, nga ora 11:00-16:00, do të organizohen homazhe në Pallatin e Kongreseve. Përcjellja bëhet në orën 16:00.”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.