Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një mesazhi ngushëllimi në Facebook për ndarjen nga jeta të deputetit socialist, Bashkim Fino, i cili nuk mundi të fitonte betejën me Covid.

Rama njofton se sot për PS-në është një ditë zie, ndërsa bën me dije se aktivitetet elektorale do të ndalen, në nderim e kujtim të deputetit socialist.

“E pabesueshme, po shumë fatkeqësisht e vërtetë, miku im, miku ynë i mirë Bashkim Fino nuk jeton më! Nuk kam fjalë. Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie, aktivitetet tona elektorale do të ndalen në nderim e kujtim të vëllait tonë të dashur”, shkruan kreu i qeverisë.

 E pabesueshme, po shumë fatkeqësisht e vërtetë, miku im, miku ynë i mirë Bashkim Fino nuk jeton më! Nuk kam…

Posted by Edi Rama on Sunday, March 28, 2021