I ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News 24, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se Durrësi nën drejtimin e PS-së do të bëhet me portin më modern në Ballkan.
Sipas Ballës, mandati i tretë do të zgjidhë plotësisht problemin e ujit të pishëm.
“Ky mandat i ri zgjidh përfundimisht problemin e ujit të pijshëm. Ne do të riparojmë pjesën më të madhe të zonave informale në Elbasan, me infrastrukturë moderne. Tek rindërtimi dhe vaksinat, ra në sy lobimi i Ramës. Transformimii i portit të Durrësit do ta shndërrojë Durrësin në qytetin me portin më modern në Mesdhe. Ne luftojmë ndaj virusit, e duket se Basha është bërë aleat. Falë Ramës, kemi marrë mbi 2 milionë vaksina”, tha Balla ndërsa nënvizoi se sigurimi i vaksinave është meritë e lobimit personal të Ramës.
“Në Maqedoninë e Veriut ka një numër vaksinash shumë të reduktuar. kemi 120 vende të botës, ku vaksina nuk ka shkuar ende akoma. Sigurimi i vaksinave është meritë e lobimit personal të Ramës”, u shpreh ai.





