Zëdhënësia e Partisë Demokratike, Floriana Garo ka vizituar ditën e sotme zonën e Sukthit bashkë me kandidaten për deputete të zonës, Manjola Luku.

Gjatë bashkësedimit, gratë e Sukthit kanë ngritur para Garos dhe Lukut problematikat ekonomike dhe infrastrukturore që i shqetësojnë si dhe çështjen e emigrimit të fëmijëve.

Në fjalën e saj, Garo tregoi mbështetjen që Partia Demokratike Shqiptare do t’i japë gruas dhe i bëri thirrje grave të mbrojnë votën për të ndryshuar sistemin.

“Njerëzit nuk kanë më shpresë, duan që fëmijët t’i largojnë dhe të kenë shpresë dhe jetë më të mirë diku tjetër, por nuk është kjo ajo që duhet të ndodhë. Gratë kanë një fuqi shumë të madhe, njëlloj si burrat. Ato kanë votën e tyre, vota nuk shitet, ajo është që të ndryshojmë sistemin dhe të bëjmë diferencën.”, tha ajo ndër të tjera.

Kandidatja Luku u shpreh se ndryshimi nis nga gratë dhe vajzat. Sipas saj, pas 25 prillit rinia nuk do të ketë më arsye të emigrojë.

“Ndryshimi nis nga gratë dhe vajzat. Ato janë ndër të parat që i janë bashkuar frymës së re që po sjell PD.

Sot në Sukth me zëdhënësen e fushatës Floriana Garo dhe Aishe Mullici Gashi diskutuam disa nga shqetësimet e tyre siç është emigrimi jashtë vendit i fëmijëve për shkak të pamundësisë për të gjetur punë, megjithëse kanë mbaruar universitetin.

Pas 25 prillit, rinia nuk do të ketë më arsye të emigrojë. Familjet nuk do të kenë arsye të emigrojnë. Durrësi do të votojë blu, Shqipëria do të votojë blu. Ditë shumë më të mira na presin.”, shkruan ajo në rrjete sociale.