Kryedemokrati Lulzim Basha është suprizuar sot nga lojtarët e Kombëtares shqiptare.

Futbollistët i kanë dhuruar kreut të PD-së bluzën kuqezi me numrin 9 dhe me emrin Basha, e firmosur nga lojtarët, stafi i Konbëtares dhe drejtuesit e FSHF.

Bluza i është dhuruar Bashës nga ish-futbollisti kuqezi, Andi Lila gjatë momentit kur kreu i PD, ishte bashkë me disa emra të njohur të sportit shqiptar, për të parë ndeshjen Shqipëri-Angli, që po luhet në Tiranë.