Në një intervistë për ABC News, kryetarja e LSI-së Monika kryemadhi ka hedhur poshtë çdo mundësi bashkëpunimi me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste pas zgjedhjeve të 25 prillit

Ajo ka thënë se të bashkëpunosh me një njeri si Rama, që ndien neveri për vendin e tij, për popullin e tij, i cili i ngre zgupthi qytetarët e vet për t’i larguar nga Shqipëria, është tradhti kombëtare.

“Bashkëpunimi i LSI me Edi Ramën është tradhti kombëtare. Të bashkëpunosh me një njeri, i cili ndien neveri për vendin e tij, për një njeri që ndien urrejtje për popullin e tij, për një njeri i cili i ngre zgupthi qytetarët e vet për t’i larguar nga Shqipëria, normal që çdo bashkëpunim me Edi Ramën do të ishte tradhti kombëtare.” është shprehur Kryemadhi.