Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Cërrik-Gramsh. Paraprakisht mësohet se shoferi i një automjeti tip ‘BMW’ ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka përfunduar 55 metra poshtë në greminë.
Drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në spital, ndërsa nuk dihet ende gjendja shëndetësore e tyre.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit të rëndë.





