TIRANE, 20 mars 2013- Prindërit e një të miture në Tiranë kanë denoncuar sot në polici një 40-vjeçar, me pretendimin se ka kryer veprime të turpshme me vajzën e tyre. 

Nisur nga padia e tyre, policia është vënë në kërkim të shtetasit Avni Bajraktari rreth 40 vjeç, banues në Qesarakë në Komunën Dajt, i cili dyshohet se është person me prirje pedofilie. 

Momentalisht nuk ka detaje të tjera rreth ngjarjes, por mësohet se vajza është ngacmuar seksualisht nga 40-vjeçari pak ditë më parë në zonën e Qesarakës.