TIRANE, 20 mars 2013– Tre të rinj, mes tyre dhe një  femër, janë vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi janë autorë të një sërë vjedhjesh me dhunë.

Sipas policisë së kryeqytetit, Tefta Shahini, 24 vjeç, Besmir Toçilla, 26 vjeç dhe Vasil Aruçi, 28 vjeç mbrëmjen e 14 marsit kanë grabitur një person me iniciale S.K., ku i kanë marrë 20 mijë lekë. 

"Gjithashtu nga puna e bërë rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin dyshohet të jenë edhe autorë të disa ngjarjeve të tjera si vjedhje me dhunë të ndodhura në kohë të ndryshme, për të cilat kanë filluar procedimet penale dhe janë në hetim nga Seksioni i Vjedhjeve me Dhune dhe Arme", thuhet në njoftimin e policisë.