DURRES, 20 mars 2013– Mbrëmjen e djeshme më date 19.03.2013, ora 22.30, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Astrit Gjepali, 44 vjec, banues në fshatin Gjepalë Shijak.
44 vjeçari Gjepali pasditen e djeshme rreth orës 18.00, gjatë kohës kur po shoqërohej në ambientet e Policisë lidhur me një kallëzim të bërë nga shtetasi B.Gj. për vjedhjen e 14 rrënjëve ullinj të cilët ishin konstatuar më pas të mbjellë në parcelën e tij, nuk i është bindur urdhërit dhe ka goditur për shkak të detyrës punonjësit e Komisariatit të Policisë Shijak.
Mbi Gjepalin tashmë rëndojnë akuzat për “ Goditje për shkak të detyrës”, “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit Policise Rendit” dhe “Vjedhje”.





