ITALI, 19 mars 2013 – Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohet për trafik dhe shfrytëzim prostitucioni. 

Policia italiane e Pistoias vuri në pranga 29-vjeçarin me inicialet Q.I, i akuzuar për shfrytëzim prostitucioni, ndaj një vajze rumune.

Hetimet e shumta të policisë bënë që të bihet në gjurmët e shqiptarit, i vënë në shënjestrën e karabinierëve për aktivitetin e tij të dyshimtë.

Tutori strehonte në banesë vajzën rumune duke e cilësuar si “femrën e tij”, ndërsa më tej e çonte për të prostituuar në Montecatini.

Gjatë “orarit të punës”, 29-vjeçari ushtronte kontrolle të herë pas hershme mbi të për të parë nëse vajza ishte në punë, apo mos i fshihte klientët.

Sakaq gjatë kontrollit në banesë u gjet një bllok shënimi, ku shënoheshin takimet dhe të ardhurat e përfituara nga prostitucioni i vajzës, nga janari i këtij viti e deri në muajin mars.