DURRES, 19 mars 2013 – Migjen Basha është bërë zyrtarisht lojtar i përfaqësueses shqiptare të futbollit, pasi më në fund, Komiteti i Statusit të Futbollistit, ka pranuar kërkesën e 25-vjeçarit për t’u veshur kuqezi.
Dëshira e Bashës për t’iu bashkuar përfaqësueses kuqezi, mbahej peng nga një ndeshje të luajtur në vitin 2008, lojtari i Torinos i lindur në Zvicër, luajti për kombëtaren e moshave të vendit alpin.
Ka qenë pikërisht kjo ndeshje shkas për FIFA-an që të mbante pezull kalimin e tij në Kombëtaren shqiptare për vite me rrallë.
Basha u grumbullua me përfaqësuesen të hënën dhe është konfirmuar për ndeshjen miqësore ndaj Lituanisë, ndërsa De Biasi ka pohuar se ndaj Norvegjisë ai nuk do të jetë i gatshëm.
Gjithsesi, Basha u shpreh mjaft i lumtur në grumbullimin e parë me përfaqësuesen shqiptare. “Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Gjeta një ambient mjaft të ngrohtë, pasi me disa lojtarë njihem edhe më përpara. Kjo ishte seanca ime e parë stërvitore me Kombëtaren, për të cilën do të jap gjithnjë maksimumin, sa herë që të më kërkohet",- tha furbollisti kuq e zi.





