KRUJE, 19 mars 2013–  Një autobus me targa kosove ka aksidentuar për vdekje një kalimtar. Aksidneti tragjik ka ndodhur në Luz Të Krujës pasditen e sotme.

Policia lokale njofton se autobusi me targa të Kosovës KS 01840 CO, i drejtuar nga shtetasi Dritan Sahini nga Kosova ka shtypur këmbësorin Adem Milloshi, 60 vjeç, nga Mamurrasi.

Ende nuk dihet shkaqet e aksidentit të rëndë, por policia ka shoqëruar për në komisariat drejtuesin e mjetit.

Grupi hetimor është duke punuar për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes.

/m.l. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/