Kryeministri Edi Rama ndodhet në portin e peshkimit në Durrës e shoqëruar nga ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi, ku janë në një drekë me peshkatarët dhe drejtuesit e anijeve të peshkimit.

Rama iu tha peshkatarëve se nuk kandidon në Durrës për të marrë vota, por për të bërë historinë bashkë me ta. Ai tha se do qëndronte me mandatin e deputetit në atë qytet që do e votonte më shumë.

“Nuk kam ardhur në Durrës për të marrë vota, por për të bërë historinë me ju! Pastaj varet ku do rri te njerezit e nonës apo te njerezit e babës!”, tha Rama.

Në këtë takim ishte i pranishëm dhe biznesmeni Gjergj Luca, i cili pak ditë më parë u përfshi në një konflikt fizik me kandidatin për deputet të PD-së në Elbasan Luçiano Boçi. 

Me ironi, biznesmeni Luca ka komentuar dhe thëniet e opozitës për etiketimen e sipërmarrësve si “oligarkë”, teksa tha se “ne jemi të gjithë oligarkë, por kush punon në këtë vend?! A t’ka shku mendja me qenë oligark?!”