Kryetari i Partisë Demokratike, dega Durrës, Ferdinand Xhaferraj ka ironizuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Durrës.
Si një “hakmarrje” për deklaratën e bërë nga ky i fundit sot në Spitallë, Xhaferraj shkruan në Facebook se e vetmja gjë pozitive nga kjo vizitë është që bashkia u përpoq të pastrojë qytetin.
“E vetmja gjë pozitive nga vizita në Durrës e kryeministrit në largim, është se Bashkia u përpoq të pastrojë qytetin. Kjo ndodh vetëm kur vjen Edi Rama dhe këto 8 vite ai është dukur vetëm dy herë.”
E vetmja gjë pozitive nga vizita në Durrës e kryeministrit në largim, është se Bashkia u përpoq të pastrojë qytetin. Kjo ndodh vetëm kur vjen Edi Rama dhe këto 8 vite ai është dukur vetëm dy herë.
Posted by Ferdinand Xhaferaj on Friday, March 26, 2021





