Të përmbysur nga fatkeqësi natyrore, nga ngjarje politike apo si rrjedhojë e ndryshimit të aktiviteteve ekonomike, këto janë disa prej qyteteve më të famshëm të braktisura në botë. 

Dikur me rrugët e mbushura me njerëz, me familje të zhurshme dhe persona që vraponin për të kapur orarin e punës apo shkollës, sot këto qyteza janë lënë në mëshirën e elementëve natyrorë që sjellin rënimin e tyre të përditshëm ose në rastin më të mirë, janë shndërruar në qëndra të rëndësishme turistike.

”Qytete fantazmë”, që njëkohësisht shërbejnë si paralajmërim, për atë që mund të ndodhë me disa qyteza apo komuna shqiptare, në të cilat mungesa e punësimit dhe nevojave të tjera thelbësore ka çuar në një reduktim të vazhdueshëm të popullsisë.