Ka shpenzuar 4 mijë paund britanik për të zmadhuar gjoksin e saj, por është tmnerruar kur ka parë silikonin të dalë nga gjoksi i saj.

25 vjeçarja Lauren Yardley, duke dashur përmasa më mëdha e ka rritur gjoksin e saj me disa numra.

Vetëm dy muaj pas ndërhyrjes kirurgjikale ajo ka vënë re se gjiri i saj i majtë ishte më i madh se i djathti.

Mjekët zbuluan se trupi i saj nuk e kishte pranuar silikonin, ndaj vendosën t’ia hiqnin dhe ta qepnin pjesën e poshtme të gjirit.

Pas gjashtë muajve vuajtje, mjekët arritën që të ribënin gjirin e saj.