HONG KONG, 17 mars 2013 – Një ish-zyrtar i lartë në Hong Kong ka shitur në ankand një pjesë të koleksionit të verërave të rralla për gjashtë milionë dollarë, bënë të ditur sot burime zyrtare vendase. 

"Henry Tang, ish-zyrtar i lartë në Hong Kong, është admirues i verërave", theksuan burimet zyrtare vendase. 

Shitja në ankand zgjati dy ditë dhe arriti një shumë prej 6,22 milionë dollarësh ose 4,76 milionë euro kryesisht me prezantimin e verërave Bourgogne të periudhës 1949-2010. 

Romanée Conti i vitit 1995 u shit për 156 695 dollarë dhe 12 shishe Montrachet të vitit 1978 u shitën për 109,687 dollarë. 

"Shishe të tjera në shitje ishin vetëm një pjesë e koleksionit të Henry Tang", shtuan burimet zyrtare vendase.