Do të nisë me siguri pas 15 vjetësh misioni hapësinor që do të çojë astronautët e parë në Mars, i njohur ndryshe si planeti i kuq. 

Por, përveç aspekteve fizike, mekanike apo elektronike të misionit, një tjetër çështje ka tërhequr vëmendjen e shkencëtarëve: çfarë do të bëjnë gratë dhe burrat që udhëtojnë në hapësirë, me një det yjesh që ofrojnë një pamje të mrekullueshme? 

Çështja nuk është aspak dytësore nëse mendohet për misione të tilla afatgjata: seks në hapësirë? 

Askush nuk ka studiuar se si riprodhimi njerëzor mund të reagojë ndaj ndryshimit të forcës së rëndesës. 

Megjithatë, një studim i ri duket se ka gjetur përgjigjen: “seksi në hapësirë nuk është aq i mirë sa mendohet, madje, mund të jetë fatal”. 

Jo vetëm seksi, por i tërë proçesi i riprodhimit në hapësirë ka qenë një obsesion i vërtetë për shkencëtarët. 

Nga NASA kanë ritheksuar gjithmonë se, afrimi i astronautëve meshkuj me ato femra jashtë atmosferës tokësore nuk është realizuar kurrë, edhe pse në të kaluarën ka pasur dëshmi të shumta për të kundërtën.