ITALI, 16 mars 2013 – Tatimet mendonin se ishte varfanjak dhe i papunë, por ai kishte në pronësi një makinë Ferrari dhe 1.2 milion euro në një fond investimesh.

Pasi autoritetet italiane kanë kuptuar mashtrimin e bërë nga 54 vjeçari Massimo Nervosi kanë vendosur sekuestron mbi të gjitha pasuritë e këtij të fundit.

Përmes mashtrimeve, Nervozi kishte mundur të hiqej si shërues për vite me rradhë, por policia e ka ndaluar nën akuzën e ushtrimit abuziv të detyrës së mjekut. Pas arrestimit, ai është lënë në arrest shtëpie, por nuk do të mund të përdorë tashmë të ardhurat e përfituara në rrugë jo të ndershme.

/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/