Policia ka vënë në pranga një 27-vjeçar, pasi kishte krijuar një skemë mashtrimi, me anë të të cilës i merrte para personave të ndryshëm duke  premtuar punë.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë u bë ndalimi i shtetasit A. H., 27 vjeç, pasi ky shtetas në anë të mashtrimit, iu merrte shuma parash personave të ndryshëm, me qëllim që ti punësonte në sektorin privat dhe publik”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme