SHBA, 15 mars 2013 – Një vajzë amerikane, e mërzitur nga i dashuri i saj, i cili preferonte të luante me videogames në vend të të bërit seks me të, është arrestuar nga policia pasi ka sulmuar partnerin.
24-vjeçarja Heather Hayes ka rrahur Eric Zuberin në një supermarket në Pensilvani dhe është justifikuar se kishte dy ditë që nuk flinte me të, pasi ai preferonte të luante Xbox me shokët.
Fillimisht, vajza e ka kafshuar në krah të dashurin, i cili ka shkuar në supermarket për të njoftuar policinë. Ajo e ka ndjekur nga pas atë gjysmë e zhveshur duke e sharë dhe duke e goditur në mes të klientëve të habitur.
Në komisariat, 24-vjeçarja u ka thënë agjentëve të policisë se i dashuri i saj nuk pranonte të bënte seks.
Heather shpjegoi gjithashtu se kishte dalë pa reçipeta në rrugë pasi po tentonte ta joshte të dashurin para se të niste sherri nga refuzimi i tij.