ATHINË, 15 mars 2013 – Një shqiptar nxjerr zbuluar arsimin e lartë universitar grek, duke qenë i vetmi që njihte një nga periudhat më të lavdishme të historisë helene.

Ka bërë bujë në Greqi pohimi i Prof. Donatos Papagiannis se “vetëm një student nga Shqipëria, mes 40 studentëve të Universitetit Panteon të Athinës iu përgjigj saktë pyetjes se ç’është Beteja e Maratonës”.

Shtypi grek e ka konsideruar “tronditëse”, sipas portalit “newsnow.gr”, deklaratën e profesorit Papagiannis në Radio Alfa 9,89.

Madje, profesori shkoi më tej kur vuri në dukje se 60 deri në 70 për qind e të diplomuarve janë funksionalisht analfabetë.

Titulli i shkrimit të gjatë në këtë portal që merrte në analizë problemet e arsimit grek, kishte titullin domethënës: “Ka marrë fund kultura e diskredituar dhe patetike greke …!”

/th. m. Agjencia “Dyrrah”/