Në të vërtetë, nuk do të jetë Dhoma e vërtetë e Përfaqësuesve ajo që do të shitet, por një replikë identike, e ndërtuar nga studiot kinematografike, për xhirimet e filmit “Iron Lady”, me Meryl Streep në rolin e Margaret Thatcher.

Për herë të parë, Parlamenti u ndërtua në një studio rreth 1 500 metra katrorë në vitin 1986, në Wimbëlldon, për llogari të një seriali të kohës, në të cilin u përfshinë xhirime nga Parlamenti.

E njëjta studio u përdor me shumë sukses në filmin autobiografik të kryeministres së vetme femër të Britanisë, dy vjet më parë.

Megjithatë, tashmë hapësira në të cilën është ndërtuar Parlamenti Britanik nevojitet për të ndërtuar hapësira të reja, për filma të tjerë.